Avokati i familjes Hajrizi e dorëzon padinë ndaj Kurtit, Bislimit dhe Haxhiut

Aktuale

Avokati i familjes Hajrizi e dorëzon padinë ndaj Kurtit, Bislimit dhe Haxhiut

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 13:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, ka dorëzuar padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjini tha se padinë e ka bërë pasi sipas tij, kanë vazhduar fyerjet ndaj Faton Hajrizit.

Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse familja po e bënë këtë padi.

I pranishëm ishte edhe vëllai i Fatonit, Artani, raporton EO.

Faton Hajrizi, u vra më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat