Zv/ministri Zogiani për bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Një komunikim tërësisht normal

Aktuale

Zv/ministri Zogiani për bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin: Një komunikim tërësisht normal

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:12
Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani

Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani e ka cilësuar “tërësisht normal” komunikimin e Mimoza Kusari-Lilës në telefon me Millan Radoiçiqin.

Ai ka shkruar të enjten në rrjetet sociale se telefonata e Kusari-Lilës përfshin një komunikim të zakonshëm brenda Parlamentit.

“Pse çohen komplet një bllok opozitar e binden që fitojnë zgjedhje nëse merren me një telefonatë.

Që përfshien një komunikim tërësisht normal brenda Parlamentit, veç kjo e djathta ekstreme përveç se e korruptuar, edhe fort naive është!”, ka shkruar Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat