Rrustemi: Kosova nuk mund ta paguaj çmimin për shkak të destruktivitetit të Serbisë

Aktuale

Rrustemi: Kosova nuk mund ta paguaj çmimin për shkak të destruktivitetit të Serbisë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:49
Adnan Rrustemi

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion nga Vetëvendosje , Adnan Rrustemi, ka thënë se mungesa e rezultateve në dialogun e Brukselit nuk është për fajin e Kosovës por, siç tha, Serbia është palë destruktive e cila, sipas tij, nuk po e zbaton marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve.

Në një intervistë për tV21, Rrustemi, tha se Kosova nuk duhet të paguaj çmimin e për shkak të qasjes së Serbisë në dialog. Deputeti Rrustemi kërkoi nga BE-ja heqjen e masave ndëshkuese.

‘’Plani i rritjes së BE-së është mbi bazën e reformave. Kosova ka dorëzuar planin e reformave dhe ato janë miratuar nga BE-ja dhe mendoj se ndërlidhja e Planit të Rritjes duhet të bëhët në raport me përmbushjen e reformave, nuk duhet të devijohet kriteri në një proces që nuk varët vetëm nga Kosova.

Dialogu, normalizimi varët nga vullneti i secilës palë. E pse duhet të paguaj Kosova çmimin e destruktivitetit të Serbisë. Serbia nuk është e interesuar as për dialog e as për normalizim të marrëdhënieve. Ndërkohë, po tentojë të përfitojë në kohë dhe të përfitojë financiarisht nga fondet e BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat