​Haxhiu: EULEX e UNMIK-u nuk kanë adresuar si duhet krimet e luftës

Aktuale

​Haxhiu: EULEX e UNMIK-u nuk kanë adresuar si duhet krimet e luftës

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 14:52
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kritikuar UNMIK-u dhe EULEX-in se nuk i kanë adresuar siç duhet krimet e luftës, duke thënë se një gjë e tillë e paraqet tendencë për balancimin e krimeve nga Serbia në Kosovë.

Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ministrja Haxhiu ka thënë se atë që nuk e kanë bërë institucionet shtetërore e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile.

"Atë që institucionet nuk e kanë bërë me kohë, e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Kosovës... 29:40 Mendoj që as UNMIK as ELUEX nuk i kanë adresuar si duhet krimet e luftës dhe atyre u ka munguar vullneti, madje e konsideroj që ka qenë edhe politike, një tendencë për të bërë balancë ndërmjet krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë. Kam përshtypjen që qëllimshëm nuk janë trajtuar, siç duhet dosjet e shumta të krimeve të luftës...30:33 Ne nuk kemi parë drejtësi nga këto misione ", ka thënë Haxhiu.

Prokurori special Ilir Morina theksoi se Prokuroria Speciale ka hasur në disa sfida gjatë trajtimit të krimeve të luftës, duke përfshirë kornizën ligjore dhe mungesën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai tha se deri në vitin 2023, janë regjistruar rreth 80 raste të dhunës seksuale si krime lufte.

“Qe nga koha e UNMIK-ut, EULEX-it dhe deri në vitin 2023, Prokuroria Speciale ka të regjistruar mbi 77 raste të dhunës seksuale si krim i luftës, prej tyre ka 6 aktakuza të ngritura, kurse rastet tjera janë në trajtim. Në trajtimin e këtyre rasteve, Prokuroria Speciale ka hasur në shumë sfida, përfshirë këtu edhe sfidat lidhur me kornizën ligjore. Tjetër sfidë që ende vazhdon të na përcjellë është mungesa e bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me Serbinë", ka thënë Morina.

Ish- prokurorja speciale e Kosovës që ngriti për herë të para aktakuzë për dhunë seksuale Drita Hajdari ka kujtuar viktimën e parë të dhunës seksuale, që trokiti në dyert e saj për të kërkuar ndihmë e drejtësi.

“Me pranimin e të gjitha rasteve në fund të 2018 ku ishin mbi 900 raste për krime lufte dhe 2 mijë persona të zhdukur, nuk ishte asnjë rast i vetëm për dhunë seksuale gjatë luftës. Unë si prokurore për krime lufte, nuk trashëgova asnjë model. Rasti i parë në të cilin është ngritur aktakuza, filloi ashtu që viktima erdhi tek unë në zyrë. Ajo kishte dhënë dëshmi në UNMIK dhe EULEX dhe asgjë nuk kishte ndodhur. Viktimën, e mora në pyetje në lokalet e KRCT-së, erdha në ide që në këtë mënyrë të shmang ardhjen e viktimës në prokurori. Ky model i krijuar ne rastin konkret është aplikuar edhe në raste të tjera”, është shprehur ajo.

Gjithashtu, themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së Feride Rushiti ka theksuar se në periudhën e pasluftës ka munguar aspekti psiko-social i trajtimit, periudhë në të cilën UNMIK dhe EULEX edhe pse kanë pasur me dhjetëra dëshmi të dëshmuara kanë përfunduar pa asnjë rezultat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat