Nga data 1 nëntor Policia e Kosovës nuk lëshon vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Aktuale

Nga data 1 nëntor Policia e Kosovës nuk lëshon vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 16:36
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar mediat dhe qytetarët se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët vërtetim për të kaluarën kriminale.

“Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Si rrjedhojë, kjo çështje do të kalojë në kompetencë të gjyqësorit.

“Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat