Haradinaj: Kosova ka nevojë urgjente për qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka nevojë urgjente për qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 17:08
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e kancerit të gjirit.

“Kjo çështje kritike shëndetësore që prek shumë familje kosovare, kërkon adresim dhe veprim të menjëhershëm nga qeveria”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Gjatë këtij muaji të ndërgjegjësimit, kam mbështetur aktivitetet e Aleancës së Gruas së Kosovës, anembanë vendit. AGK do të vazhdojë aktivitetin edhe përtej muajit rozë – tetorit. Ky angazhim i vazhdueshëm është shembull i përkushtimit”.

Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa gratë tona, nënat, motrat dhe bijat tona luftojnë me këtë sëmundje, ka shtuar tutje kreu i AAK-së.

“Pavarësisht dallimeve politike, të gjithë duhemi të ofrojmë mbështetjen për të krijuar një qendër moderne që do të ofrojë diagnostikim të hershëm, trajtim cilësor dhe mbështetje psiko-sociale për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Kjo është më shumë se një çështje shëndetësore – është një investim në të ardhmen e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat