Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Maqedonci dhe Hovernier, diskutuan për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.
“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, tha Maqedonci.
Ai theksoi se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
“SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat”. theksoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.