Raporti i Bankës Botërore, Murati: Ky është tregues tjetër prej atij të papunësisë

Aktuale

Raporti i Bankës Botërore, Murati: Ky është tregues tjetër prej atij të papunësisë

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 18:50
Hekuran Murati

Vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë të punësuar. Kështu deklaron Banka Botërore, në publikimin e raportit të ri analitik mbi ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Kosovës pati deklaruar se papunësia në vend është veç 4 për qind.

Pas këtij lajmi ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili u shpreh se kjo shifër ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e hotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%. Shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë.

Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës”, shkroi Murati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat