“Faton Hajrizi ishte kriminel”/ Gazmend Halilaj i reagon Artanit: E quajte hajdut Fatonin dhe...

Aktuale

“Faton Hajrizi ishte kriminel”/ Gazmend Halilaj i reagon Artanit: E quajte hajdut Fatonin dhe...

Nga: N. Sh. Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:23
Gazmend Halilaj dhe Faton Hajrizi

Avokati, Gazmend Halilaj ka reaguar ndaj vëllait të Faton Hajrizit, i cili sot ka kërkuar llogari nga avokati për pretendimet e tij se Faton Hajrizi nuk e ka vrarë ushtarin rus.

Avokati përmes një postimi në Facebook, thotë se vëllai i Fatonit po kërkon për së vdekuri nga Fatoni që të pasurohet.

Halilaj thekson se, Artani e quajti vëllain e tij Fatonin hajdut, dhe ka deklaruar publikisht se e ka përzënë si hajn, por edhe që është distancuar nga ai.

Reagimi i plotë:

Gjynah - thonë ndoshta marrim naj cent..

Pasuria, fitohet me punë, e jo nga kurrizi i të tjerëve, duke u mundua të përfitojnë EDHE nga i vdekuri.

Faton Hajrizi vertetë ishte Kriminel.

Apo siç e quajti vëllai i tij (ky që po kërkon mu pasurue tash edhe për së vdekuri nga ai)

Vetëm dy ditë pa u vra, e quajti “hajdut” që e ka vjedh në banesë, madje publikisht u deklarua që e ka përzenë si hajn, i ka kërkua të mos i vije më e po ashtu publikisht u deklarua që është distancue nga ai..

Nejse, kjo është padia e 739, nga njerëz të tillë..

Gjynah….dikush vërtetë është në gjendje të rendë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat