Hykmete Bajrami pas raportit të BB: Një qeveri që na tregon për shushunjat, del e gënjen se papunësia në Kosovë është 4%

Aktuale

Hykmete Bajrami pas raportit të BB: Një qeveri që na tregon për shushunjat, del e gënjen se papunësia në Kosovë është 4%

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:42
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi sipas një raporti të Bankës Botërore në Kosovë janë të punësuar vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë.

Ajo tha se Qeveria ka gënjyer kur ka thënë se papunësia në Kosovë është 4 për qind.

“Një Qeveri që i ka krejt nivelet e pushtetit e me rreth 12 miliardë euro buxhet të planikfikuar, e në fund të mandatit i ka vetëm 2 kilometra rrugë të asfaltuar invesimet kapitale, natyrisht se na tregon për shushunjat, e vajton që katër vite pse qytetarët nuk i kishin dhënë mundësi të qeveriste edhe më herët, mandej del e gënjen se qysh papunësia në Kosovë na qenka 4%. Po, po kështu kanë thënë se ”papunësia në Kosova në mandatin e tyre është 4%”.”

Bajrami ka shtuar se përballë “propagandës” së kryeministrit dhe ministrave “të dështuar” realiteti është i zëshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat