Miftaraj i reagon Muratit pas postimit për raportin e BB’së: Edhe Hekuran kontabilisti paska filluar me luftë hibride

Aktuale

Miftaraj i reagon Muratit pas postimit për raportin e BB’së: Edhe Hekuran kontabilisti paska filluar me luftë hibride

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:48
Ehat Miftari

Ehat Miftari, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kjo pasi Murati, ka shkruar për raportin e Bankës Botërore, ku tha se kushdo që e ka lexuar një libër për këtë temë e dinë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës.

“Edhe Hekuran kontabilisti paska filluar me luftë hibride. E paska lexu një libër”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Raporti i Bankës Botërore tregon se shkalla e punësimit në Kosovë është vetëm 37%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat