Abdixhiku vazhdon takimet me qytetarë, sonte ishte në familjen Çerkini në Zaskok të Ferizajt

Aktuale

Abdixhiku vazhdon takimet me qytetarë, sonte ishte në familjen Çerkini në Zaskok të Ferizajt

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 20:29
Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet e tij me qytetarë në fshatin Zaskok të Ferizajt, tek familja Çerkini.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facrbook tha se bashkë me banorë të tjerë të këtij fshati, diskutuan për sfidat e mëdha që ata kanë në çdo përballje.

“Të lënë vet e pa mbështetje, familjet kosovare në çdo takim shfaqin ndjenjën e thellë të dëshpërimit, por mbi të gjitha të thirrjes për shpresë e ndryshim. Këtë ndryshim, të vërtetë, do ta gjejnë tek ne”.

Tutje, Abdixhiku thotë se diskutuan edhe për rëndësinë e familjes, dhe konceptin e tyre politik të djathtë që brenda programit ‘Rruga e Re’ e vendosë familjen në qendër.

“Takimet me qytetarë dhe pritja me plot shpresë që po e gjejmë gjithandej, nga ambientet familjare tek bisedat me familjarë, vazhdon të jetë konfirmim i momentumit të mirë nëpër të cilin po kalojmë si Lidhje! Do të vazhdojmë çdo natë kështu, në çdo lagje e çdo anë, sepse Kosovën e bëjmë bashkë me njerëzit tanë!”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat