Pacolli: Me kërkesë të Kurtit e Osmanit, ia kërkova votat Radojçiqit

Aktuale

Pacolli: Me kërkesë të Kurtit e Osmanit, ia kërkova votat Radojçiqit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:12
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Pacolli shtoi se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.

Ai i ka reaguar edhe zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë hënë se është e pakuptimtë që një ish ministër të deklarojë në një të pavërtetë të tillë.

“Por, dëshpërimi është i madh. Kur e sheh që njeriu i Qeverisë apo Qeveria, flet në emër të Qeverisë. Dhe thotë se nuk është e vërtetë, ai gënjen. Nuk është natyra e ime të shkoj dhe ta denoncoj një gjë të tillë… unë nuk mund të gënjen e kam than ashtu siç ka qenë".

Më tej Pacolli tregon se e ka thirru ish-nënkryetarin e Lisët Serbe Millan Radojçiq.

Sipas tij, pas një hezitimi fillestar nga Radojçiqi, një telefonatë e mëvonshme bëri që deputeti Adem Hoxha të merrte pjesë në votim.

“Unë kam pasur një komunikim me zotin Radojçiq, ju e dini jam takuar edhe në jaht. Rastësisht e kam takuar dhe e kam ditur kush është. Dhe ai emër është dëgjuar kur është bërë nënkryetar i Listës Serbe. Dhe kam thënë se ndoshta e gjej numrin e tij të telefonin te një koleg i juaj. Kam telefonuar një gazetar dhe ma kanë dhënë numrin  tij.

Kam thënë se vetëm këtë me lut. Me e pyet. Nëse dëshiron ai. Dhe më kanë thënë sigurisht që po. Ata janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe unë e kam thirru atë.

Në momentin e parë (Radojçiqi) nuk ka pranuar me dërgu askënd. Dhe kam qenë shoferin duke shkuar në shtëpi, në makinë, kur më ka thirr dhe më ka thënë shiko po më vjen shumë rënë mos më implementuar këtë që po ma kërkon. Më thotë nesër në ora tre, deputeti Adem Hoxha është para parlamentit dhe do të jetë prezent. Dhe kjo ka ndodhur. Besoj që i kam shërbyer vendit dhe zotit Kurti dhe zonjës presidente”, ka shtuar Pacolli.

Me 71 vota për, më 4 prill të 2021 Kuvendi kishe zgjedhur Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat