Ramabaja nuk i sheh “tragjike” bisedat Mihali – Krasniqi: Mirë që s’ka shkruar ndale rrymën

Aktuale

Ramabaja nuk i sheh “tragjike” bisedat Mihali – Krasniqi: Mirë që s’ka shkruar ndale rrymën

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:31
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja, komentoi mbi komunikimin e publikuar në media mes ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, koordinatores për komitete në Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Në këtë bisedë, Mihali i drejtohet Krasniqit me një kërkesë që “sot dhe nesër të jetë jetike mos të ketë reduktime” të energjisë elektrike.

Ramabaja shtoi se për aq kohë sa biseda nuk përmban urdhra të drejtpërdrejta, ajo mbetet një këshillë mes kolegësh në një situatë të ndjeshme për furnizimin me energji.

“Unë mendoj që ka qenë në frymën kolegiale. Janë stisje të panevojshme që harrojnë shumë shpejt.

E keni vu re që nuk ka ndonjë komandë të veçantë… mirë që s’ka shkruar ndale rrymën. Unë mendoj udhëzimi të bëni çmos të mos ndalet rryma duhet të merret edhe pozitivisht… këtë komunikimet nuk e shoh tragjik, për aq kohë sa nuk jep urdhra po këshilla. E shoh thjesht komunikim mes kolegëve”, ka thënë Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat