Haradinaj: Kurti s’guxon t’i thotë diçka Kusarit, sepse ajo di aq shumë për të saqë e “varrosë”

Aktuale

Haradinaj: Kurti s’guxon t’i thotë diçka Kusarit, sepse ajo di aq shumë për të saqë e “varrosë”

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:38
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka folur rreth përgjimeve të shefes së Grupt Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari me Sllavko Simiqin, teksa tregoi se për të njëjtat kishte njohuri, duke shtuar se ekzistojnë edhe biseda të tjera.

Haradinaj gjithashtu tha se në bisedat që nuk janë publikuar ende, janë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të VV-së, duke theksuar se kanë përmbajtje shumë më të rënda se këto që tashmë janë publikuar.

“Po flas prej shefit të Qeverisë e poshtë, kanë pasur komunikim qoftë direkt, qoftë indirekt nëpërmes sekserëve të vet. I shohim më vonë ato. Shqetësuese për mua ka qenë tallja me kategoritë e luftës, që ka qenë një gabim skandaloz i shefes së Grupit, edhe pse unë s’e fajësoj shefen e Grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatuar një porosi të marrur prej shefave. Kontaktet nuk i ka ndalë asnjë minutë VV me Listën Serbe”, tha Haradinaj.

“Për këtë temë përgjegjës është vetë kryeministri. Nëse e shihni dje në ditëlindjen e saj, pas gjithë këtij skandali, kryeministri i buzëqeshur ia feston ditëlindjen në zyrë të Parlamentit, kjo dëshmon që z. kryeministër nuk guxon me e qortu znj. Kusari, sepse ajo di aq shumë për kryeministrin, e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë, saqë znj. Kusari edhe mund ta varros kryeministrin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat