​Profesori universitar: Roli i medias është thelbësor në luftën kundër dezinformimit

Aktuale

​Profesori universitar: Roli i medias është thelbësor në luftën kundër dezinformimit

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 21:55
Arben Fetoshi

Njollosja e informacionit është sot një realitet që kërcënon seriozisht demokracinë, sigurinë dhe ekonominë në mbarë botën, thotë në një shkrim autorial profesori universitar Arben Fetoshi. Derisa roli i medias është thelbësor në luftën kundër dezinformimit, ai thekson se ajo duhet të përballet me sfidat e transformimit digjital.

“Çrregullimi i informacionit është një koncept me ndikim që përfshin dezinformimin - si informacion i rremë që shpërndahet me qëllimin për të shkaktuar dëm, keqinformim - si informacion të rremë që shpërndahet pa qëllimin për të shkaktuar dëm, por efektet e të cilit megjithatë mund të jenë të dëmshme; dhe keqinformimi - si i vërtetë... Dezinformimi nuk është një fenomen i ri, por teknologjia digjitale i ka dhënë përmasa jashtëzakonisht shqetësuese, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë (2014) dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara (2016)”, shkruan Fetoshi në artikullin për Institutin “Octopus” ndërsa citon BE-në dhe NATO-n, që e konsiderojnë dezinformimin një kërcënim serioz.

Megjithatë, vijon ai, rreziku i dezinformimit nuk mund të shërbejë si pretekst për kufizimin e lirisë së shprehjes, nga e cila buron edhe liria e medias.

“Një ndërveprim i koordinuar i organizatave ndërkombëtare, shteteve, mediave dhe kompanive të teknologjisë së informacionit mund të ofrojë një përgjigje efikase ndaj këtij rreziku. NATO-ja e kërkon një gjë të tillë edhe përmes modelit ‘Kupto dhe Angazhohu’.”

Sipas profesorit universitar, operacionet moderne të dezinformimit kanë nevojë vetëm për llogari falas X ose Facebook dhe akses në platforma të tilla si ËhatsApp dhe Telegram. E siç thotë ai, lufta kundër këtij rreziku nënkupton një përpjekje paralele në dy fronte: në frontin teknik, përmes politikave dhe algoritmeve që eliminojnë mundësitë e keqpërdorimit online (clickbait, bots, fake story, deepfake) dhe në frontin social, përmes angazhimit me mediat dhe publiku, duke rritur ndërgjegjësimin për të identifikuar përmbajtjet e rreme.

“Në këtë drejtim, raporti i këtij viti nga The Carnegie Endovvment for International Peace, ka rekomanduar trajnimin për edukimin mediatik si investim afatgjatë në sistemin arsimor dhe mbështetjen për gazetarinë lokale si investim për rifuqizimin e gazetarisë cilësore.”

Në këtë shkrim, Fetoshi flet më gjerësisht për përgjegjësinë sociale të medias teksa konsideron se dezinformimi është një “mallkim” për gazetarinë cilësore, që ofron informacion të besueshëm për publikun bazuar në standardet profesionale dhe etike.

Ai vlerëson se teknologjitë e reja të informacionit dhe përhapja e shpejtë e komunikimeve në internet e kanë çuar dezinformimin në një nivel tjetër alarmues, duke paraqitur sfida serioze për gazetarinë profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat