Debat mes Haradinajt e Hoxhës për koalicionin e mundshëm VV-AAK

Aktuale

Debat mes Haradinajt e Hoxhës për koalicionin e mundshëm VV-AAK

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 22:51
Daut Haradinaj dhe Dibran Hoxha

Në emisionin Pressing në T7 po zhvillohet debat lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm dhe koalicionet për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve.

Derisa Haradinaj thotë se AAK’ja nuk ka vullnet për bashkëqeverisje me VV’në me Kurtin kryeministër, analisti Dibran Hoxha insiston duke thënë se ju nuk vini vija të kuqe për koalicion ani pse ia përmend deklaratën e Ramush Haradinajt kur e quajti Kurtin ‘spiun i Serbisë’.

“Do të mundohemi me pas një qeveri të partive opozitare. Spo them as pe mohoj, as pohoj, por jam I bindur që duke e njohur strukturën e Aleancës, nuk ka vullnet për me pas një bashkqeverisje me VV’në, kështu qysh është gjendja sot.Na kemi thënë që nuk vimë në bashkëqeverisje me Albin Kurti kryeministër.

Atë je duke e interpretuar për vullnet tondin. Për qejfin tond(Hoxhës). Shoku jem, qendrimi i AAK u kon shumë i qartë. Jo me Albin Kurti kryeministër”, thotë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat