Xani: Kosovës dhe Maqedonisë Veriore iu duhet një Edi Rama për tu integruar në BE

Aktuale

Xani: Kosovës dhe Maqedonisë Veriore iu duhet një Edi Rama për tu integruar në BE

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 23:02
Visar Xani

Analisti Visar Xani, mendon se për tu integruar në Bashkimin Evropian duhet të merren vendime të guximshme politike dhe të ketë gatishmëri për të bërë kompromise.

Sipas tij Edi Rama është një lider i tillë i guximshëm, prandaj Kosova dhe Maqedonia Veriore duhet të marrin mësim nga ai nëse duan të integrohen në BE.

“Kosova dhe Maqedonia duhet të mësojnë nga Shqipëria. Edi Rama është krijuar do të thotë edhe ai është njeri. Por duhet të jesh lider edhe të marrësh vendime të guximshme për shkak që për tu integruar në BE duhet të ketë vendime të guximshme politike dhe nëse je gati për kompromise duhet t’i bësh ato në mënyrën më të mirë”, ka thënë ai.

Tutje ai është shprehur se Kosova pa një dorë të zgjatur mbështetëse është shumë larg Shqipërisë në çfarëdo aspekti.

“Shteti i Kosovës është plot me probleme si të brendshme dhe si të jashtme. Nëse nuk e kemi një dorë të zgjatur mbështetëse ne jemi shumë larg Shqipërisë, qoftë në aspekt procedural, qoftë në aspekt diplomatik e politik” ka shtuar Xani.

Ndryshe, Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vlerësoi si moment historik dhe tha se çdo sukses që Shqipëria ka në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat