Pacolli për bisedën me Radojiçiqin: Ishte ora 12:30, Kurti ishte ulur para meje me një kolltuk, Osmani në anën tjetër – ka edhe fotografi

Aktuale

Pacolli për bisedën me Radojiçiqin: Ishte ora 12:30, Kurti ishte ulur para meje me një kolltuk, Osmani në anën tjetër – ka edhe fotografi

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 06:24
Behgjet Pacolli

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, tani president i Aleancës Kosova e Re dhe deputet i kësaj partie, ka dhënë detaje të reja për bisedën e tij me terroristin Milan Radojiçiç e ku prezentë sipas tij, kanë qenë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

"Ka qenë ora 12:30 pasmesnatës, ka qenë praktikisht në fillimin e ditës kur është votuar. Dhe më kanë thirr që të shkoj në Parlament, kam shkuar, në zyrën private të kryetares së së Parlamentit, aty më kanë pranuar. Nuk kam qenë vet, kam qenë më një person tjetër. Ai më duket se ka bërë edhe disa fotografi në atë mbrëmje.

Zoti Kurti ka qenë i ulur para meje, këmbë mbi këmbë. Në anën tjetër ka qenë zonja Osmani. Unë isha kthyer nga Turqia me kërkesën e tyre, me një avion privat, duke paguar goxha shumë para për të votuar për presidenten. Pasi, më thanë sa isha në Stamboll, se mungon vetëm vota ime. Dhe formimi i Qeverisë është në duart e mija, unë nuk kam mund mos me u kthye.

Dhe atë natë më kanë thënë se mungojnë edhe votat e tjera dhe më thonë zoti Pacolli, ju, si gjithmonë gjeni një zgjidhje. Unë iu kam thënë se është vështirë, t’i drejtohem dikujt tjetër nga partitë tjera, pasi hasmëria ka qenë goxha e madhe.

Por që mbetet vetëm Lisa Serbe, ajo ka qenë në parlament. Dhe ka pasur deputetët e vet”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat