“Çka rrejta unë?”, “Ti rrejte për Radoiçiqin”, - Përplasen ashpër Selmanaj dhe Buzhala

Aktuale

“Çka rrejta unë?”, “Ti rrejte për Radoiçiqin”, - Përplasen ashpër Selmanaj dhe Buzhala

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 07:03
Driton Selmanaj dhe Viktor Buzhala

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se LDK asnjëherë s’ka pranuar të jetë antiamerikane, derisa theksoi se Albin Kurti e ka sjellë Kosovën në izolim total dhe prishje të raporteve me SHBA-në.

Por megjithatë ai është përplasur me analistin politik Viktor Buzhalën, pasi ky i fundit i tha se qoftë në formë direkte ose indirekte edhe LDK ka biseduar me Listën Serbe dhe Radojçiqin.

“Të ka kallëzu populli sa ki të drejtë, të ka rrëzu, të ka përgjysmu”, i tha Buzhala, teksa Selmanaj thoshte se koha po e dëshmon se LDK ka pasur të drejtë.

“Unë thash që ka qenë një “shok” për LDK-në”, tha Selmanaj.

“Unë të kallëzova që s’është “shok”. Po ti s’m kallëzove çka rrejta?”, tha Buzhala.

“Ti rrejte se the këta kanë bisedu me Radojçiqin, qoftë direkt apo indirekt”, u kundërpërgjigj Selmanaj, i cili tha se Buzhala po tenton të thotë që LDK e ka bërë zëvendëskryeministër Rakiqin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat