Berat Rukiqi: Prokuroria të merret me kontratat e negociuara nga Qeveria

Aktuale

Berat Rukiqi: Prokuroria të merret me kontratat e negociuara nga Qeveria

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 08:49
Berat Rukiqi

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi ka folur lidhur me realizimin e kontratave një burimore nga partia në pushtet.

Rukiqi thotë se Qeveria ‘Kurti’ nuk po jep llogaridhënie për tenderët sekret.

Sipas tij, Prokuroria duhet të merret me këto kontrata që lejohen nga Qeveria.

“Kemi tenderë sekret mbi 280 milion euro dhe kjo është shqetësim, dhe këta fare nuk po brengosën për llogaridhënie dhe bëjmë thirrje tek Prokuroria dhe organet e rendit që të merren me këtë”, u shpreh Rukiqi.

Rukiqi deklaron se 90% e kontratave që po nënshkruan Qeveria janë të negociuara.

“Dy kontrata sekrete i nënshkruan kjo Qeveri dhe mbi 90% e tyre janë jo ligjore, që nuk i plotësojnë kriteret për të qenë kontrata të negociuara. Nuk ka as emergjencë e as arsye të sigurisë, që ia mundësojnë një organi që të nënshkruaj kontratë një burimore”, theksoi Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat