Ish-ministri i Financave, Haki Shatri nënshkrimin e kontratave një burimore i sheh për keqpërdorimin e parasë publike.
Shatri thotë se këtë gjë Qeveria ‘Kurti’ e ka shfrytëzuar më së shumti nga të gjitha pushtetet.
“Kontratat e negociuar janë mundësi e keqpërdorimit të parasë publike.
Qeveria jua ka tejkaluar shumëfishë qeverive të mëparshme që i kanë përqeshur se po keqpërdorin paranë publike.
Po dëshirojnë me shfrytëzuar fundin e mandatit maksimalisht për arsye personale”, deklaroi Shatri.