Anëtari i Nismës: Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve

Aktuale

Anëtari i Nismës: Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 08:52
Ilustrim

Albert Maxhuni, anëtar i Kryesisë së NISMA-së ka kritikuar ashpër pushtetin aktual.

Maxhuni deklaroi se Qeveria ka abuzuar me tenderët një burimor për të mbushur xhepat e miqve të tyre.

“Gjatë tri viteve të qeverisjes Kurti, ka lidhur mbi 1000 tenderë një burimor, me një vlerë totale që kalon 270 milionë euro. Kjo është një skemë kriminale e drejtuar nga vetë qeveria, që ka mbushur xhepat e miqve dhe klaneve të tij mafioze”, u shpreh Maxhuni.

Tutje, ai tha se tenderët një burimor e zhysin ekonominë e Kosovës.

“Kjo është grabitje e organizuar e parasë publike, e cila i kushton qytetarëve dhe e zhyt ekonominë në krim dhe korrupsion”, thotë Maxhuni.

Organizata INPO ka analizuar trendin e kontratave të nënshkruara përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë për tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2024 në të gjitha Autoritetet Kontraktuese në Kosovë. 161 kontrata me vlerë 15,817,596.99€ janë nënshkruar gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me TM2 2024, vlera e përgjithshme e kontratave të nënshkruara përmes procedurave të negociuara pa publikimin e njoftimit për kontratë është rritur për 64%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat