Molliqaj publikon foton: Këta janë dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin

Aktuale

Molliqaj publikon foton: Këta janë dy deputetët lojalë të Listës Serbe që votuan për Vjosa Osmanin

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 11:24
Foto e publikuar nga Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka publikuar fotografinë nga votimi i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Në komentin e fotografisë, Molliqaj ka vlerësuar se në fotografi shihen dy deputetët “lojalë të Listës Serbe”, Adem Hodza dhe Fadil Gashi, “duke votuar për zgjedhjen” e Osmanit për presidente.

Sipas Molliqajt, pazari ka qenë i dukshëm.

“Këta janë Adem Hodza dhe Fadil Gashi, dy deputetë lojalë të Listës Serbe duke votuar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Pa votat e tyre Vjosa nuk zgjedhej. Pazari ka qene i dukshëm. Koordinimi i fshehtë. Këta mungojnë në dy seancat e para, por pas koordinimit, paraqiten në seancën e tretë” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat