“Shqiptari në Jemen”: Historiani publikon poezinë e diplomatit britanik për shërbëtor Qazimin nga Dibra

Aktuale

“Shqiptari në Jemen”: Historiani publikon poezinë e diplomatit britanik për shërbëtor Qazimin nga Dibra

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 11:49
Daut Dauti

Daut Dauti, historian, ka publikuar një shkrim interesant rreth dy figurave, njëra britanike e tjetra shqiptare.

Dauti ka shkruar për poezinë e titulluar “Shqiptari në Jemen”, duke treguar se ishte shkruar nga Aubrey Herbert, diplomat britanik, i cili ia kishte kushtuar shërbëtorit të tij shqiptar, Qazim beut (Kiazem bey).

Dauti ka treguar se Qazimi ishte në njeri interesant nga Dibra dhe se ka ndikuar goxha shumë që Herbert “tërë jetën të angazhohej në çështjen shqiptare”.

“Qazimi ka qenë nga Dibra dhe njeri tejet interesant. Qazimi ndikoi që Herbert tërë jetën të angazhohej në çështjen shqiptare. Influenca e tij ndaj aristokratit, ushtarakut dhe diplomatit britanik, Herbertit, ka qenë çuditërisht e madhe.

Kjo poezi është mjaft e fuqishme dhe ka të bëjë me rastin kur Herberti dhe Qazimi e kishin vizituar Jemenin. Ketu Herbert sikur edhe disa udhëpërshkrues tjerë, e përmendin Prizrenin si qytet i zbukuruar nga qipariset. Është vështirë të dihet se në cilën pjesë të Prizrenit kanë qenë këta drunj pasi sot nuk shihet asnjë” – ka shkruar Dauti, ndër të tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat