Osmani përsëri në Amerikë, folëse në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave në Washington

Aktuale

Osmani përsëri në Amerikë, folëse në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave në Washington

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:52
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington. Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do të jetë edhe folëse kryesore.

Kjo ngjarje organizohet nga “Johns Hopkins” SAIS, të cilët edhe kanë njoftuar lidhur me eventin.

"Kemi nderin të mirëpresim Dr. Vjosa Osmani Sadriu si folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar të Lidershipit të Grave. Si Presidente e Republikës së Kosovës, ajo do të sjellë përvojë të paçmuar në këtë samit”, thekson njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat