Raporti i Bankës Botërore, ekonomisti: Ministri Murati ka mungesë të dijes se si nxirren këto rezultate

Aktuale

Raporti i Bankës Botërore, ekonomisti: Ministri Murati ka mungesë të dijes se si nxirren këto rezultate

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:16
Hekuran Murati

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar.

Ekonomisti, Arton Muhaxheri është shprehur se kjo gjë shihet, ku sipas tij Kosova nuk ka shënuar rritje të paparë ekonomike.

“Përkundër kemi regres ekonomik, dhe kjo përkthehet në situatën që e kemi,” tha Muhaxheri.

Muhaxheri komentoi edhe reagimin e Ministrit të Financave, Hekuran Muratit ku tha se ministri ka mungesë të informacionit se si nxjerren rezultatet.

“Edhe ministri dje e ka demantuar lajmin e Bankës Botërore, mendoj që vetë ministri ka mungesa të dijes për formën se si nxjerren këto reultate, natyrisht e kuptoj edhe qeverinë që do me mbrojtë veten me rezultatet në situatën ku e ka pru Kosovën në aspektin ekonomik”, shtoi Muhaxheri.

Tutje ai theksoi se ky raport është i besueshëm, ndonëse Kosova ka rezultuar më keq se shtetet tjera përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat