Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin

Aktuale

Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 13:30
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten ka zhvilluar një takim me mërgatën  në Paris të Francës.

Në një postim në Facebook, kryeministri tha se pa diasporën dhe kontributin e tyre, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin.

Derisa, shefi i Qeverisë ka ndarë pamje nga pritja që i është bërë atje.

“Gjatë këtij takimi të përzemërt në Paris, ndamë përparimet që ka bërë Kosova në ekonomi e siguri, drejtësi e shëndetësi e në plot fusha të tjera. Kosova nuk është vetëm aty ku është fizikisht, ajo jeton dhe zhvillohet kudo ku është diaspora e saj. Së bashku vazhdojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të ndritur për vendin tone”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat