Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me OSBE-në, angazhohen për trajtimin e dhunës në familje dhe nevojave për shëndetin mendor

Aktuale

Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me OSBE-në, angazhohen për trajtimin e dhunës në familje dhe nevojave për shëndetin mendor

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 15:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Pejë, me mbështetjen e OSBE-së, ka organizuar një punëtori lidhur me “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”.

Në këtë kuadër, është trajtuar tema e dhunës në familje dhe trajtimi i personave të paraburgosur me nevoja për shëndetin mendor.

Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka theksuar rëndësinë e institucioneve në procesin e rehabilitimit ndaj këtyre personave.

“Kemi institucione që punojnë për rehabilitimin e personave të cilët kanë nevojë”, ka thënë Kurmehaj.

Ndërkohë, drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Pejë njëherazi dhe psikiatër Nysret Pepaj, vuri theks në rëndësinë e trajtimit afatgjatë për personat me çrregullime mendore.

“Shëndeti mendor është një çështje komplekse, dhe jo të gjithë personat me çrregullime mendore janë të përshtatshëm për trajtim të përkohshëm. Këta persona kanë nevojë për trajtim më të gjatë, pasi shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje kronike”, është shprehur Pepaj.

Ndërsa nga Zyra Rajonale për mbrojtjen e viktimave në Pejës, Demë Hasani, shtoi se ka pasur raste kur qendrat e shëndetit mendor kanë konstatuar dhunë psikologjike te viktimat.

“Kemi raste kur kemi dërguar viktimat në Qendrën e Shëndetit Mendor dhe ata kanë konstatuar dhunën psikologjike. Ne jemi duke u munduar të bëjmë edhe kompensimin për këto viktima”, tha ndër të tjera Hasani.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zyrtarë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe anëtarë të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat