Osmani: Vendosja e posterëve në veri ka për synim acarimin e raporteve ndëretnike

Aktuale

Osmani: Vendosja e posterëve në veri ka për synim acarimin e raporteve ndëretnike

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 18:49
Betim Osmani

Asambleisti nga Iniciativa Qytetare në Mitrovicën e Veriut, Betim Osmani ka thënë se vendosja e posterëve provokues në veri ka për synim acarimin e raporteve ndëretnike.

Osmani theksoi se qytetarët e veriut kanë nevojë për institucione të Kosovës dhe jo për propaganda të tilla qoftë nga pozita apo opozita.

“Kjo është bërë për t’i acaruar raportet ndëretnike në veriun e Kosovës, edhe pse tani e dy vite kanë filluar të rregullohen pak raportet ndëretnike sepse nuk na kanë bërë politika të mëdha politikanët tonë dhe nuk janë marrë me problemet e qytetarëve, mos të them që tash kanë filluar qytetarët të komunikojnë ndërmjet veti. Neve si qytetarë të veriut nuk na konvenojnë këso propaganda. Këta vetëm të mirën e Kosovës nuk e duan. Ne si veri kemi nevojë për institucione të Kosovës dhe jo për propagandë që bëjnë edhe pozita edhe opozita”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”.

Ai ka shtuar se fushatat e tilla të organizatave apo partive politike mund të bëhen në Kuvendin e Kosovës dhe jo në veri të Mitrovicës ku situate është e brishtë.

“Po besoj këto lloj fushatash që janë duke i bërë organizata të ndryshme, e besa edhe partitë politike është vendi ku duhet t’i bëjnë ato, pra në Kuvendin e Kosovës dhe jo në veriun e Kosovës dhe sidomos jo në veriun e Mitrovicës shkaku që është gjendje pak e brishtë.”, tha Osmani.

Ndryshe, sot në Mitrovicën e Veriut janë shfaqur postera provokues me simbolet e Policisë së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe biskotave serbe ‘Plazma’.

Posterët janë vendosur në disa lokacione në veri të Mitrovicës dhe janë të nënshkruara nga artisti me pseudonimin Graforizha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat