Bekë Berisha prezanton anëtarin më të ri të AAK-së

Aktuale

Bekë Berisha prezanton anëtarin më të ri të AAK-së

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 19:20
Bekë Berisha prezanton anëtarin më të ri të AAK-së

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka prezantuar anëtarin më të ri të partisë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se ekonimisti Taulant Blakaj i bashkohet AAK-së.

Ekonomisti Taulant Blakaj, ka zgjedhur të nisë aktivitetin e tij politik në një moment delikat për vendin. Taulanti është i biri i Idriz Blakajt, atdhetarit dhe intelektualit të shquar nga Vrella, që sjell me vete jo vetëm trashëgiminë e një emri të respektuar, por edhe energjinë e re për të cilën Kosova ka nevojë”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se ekonomisti Blakaj do t’i forcojë radhët e AAK-së.

I përkushtuar ndaj vlerave të djathta kombëtare, Taulanti do t’i forcojë radhët e Aleancës, në përpjekjet për një Kosovë të sigurtë dhe më të jetueshme për qytetarët”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat