Shkodra për vendosjen e posterëve në veri: Aktivitet i zakonshëm, por i dyshimtë

Aktuale

Shkodra për vendosjen e posterëve në veri: Aktivitet i zakonshëm, por i dyshimtë

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 00:27
Selam Shkodra

Selam Shkodra, njohësi i çështjeve politike në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka komentuar vendosjen e posterëve në veri me mesazhe ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai vendosjen e posterëve e ka quajtur si një aktivitet të zakonshëm, por të dyshimtë.

“Një aktivitet i zakonshëm, nuk mundem me paragjyku se kush qëndorn prapa kësaj, për shkak se veriu i vendit akoma nuk është tërësishtë në normalitet dhe atje përzihen struktura të ndryshme, veçanërisht ato të cilat vijnë nga shteti Serb, dhe gjitha këto lloj aktivitete janë të dyshimt”, deklaroi Shkodra.

Më tej, Shkodra theksoi se institucionet e sigurisë së Kosovës do t’i identikifojnë këto veprime, teksa shtoi se këto veprime janë qëllimkëqija.

“Mendoj që shumë shpejt institucionet e sigurisë do te ndërmarrin veprime dhe do të i identifikojnë se a është inciativë  e qytetarëve apo prapa tyre fshihet diçka, por gjithsesi janë qëllimkëqja vetfakti që kanë tentuar për të prezentu institucionet e Kosovës si represive atje”, ka thënë Shkodra.

Ndryshe, sot në Mitrovicën e Veriut janë shfaqur postera provokues me simbolet e Policisë së Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe biskotave serbe ‘Plazma’.

Në fotografitë e publikuara të posterave, shihet një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, një pastruese me logon e Vetëvendosjes duke fshehur ‘Plazma’ dhe një huligan me ‘Plazma’ në dorë.

Këta postera janë vendosur në disa lokacione në veri të Mitrovicës dhe janë të nënshkruara nga artisti me pseudonimin Graforizha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat