Gazetari Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka bindur popullin se ish-emisari i SHBA-së, Richard Grenell po bënë marrëveshje pa Shtëpinë e Bardhë.
“Në vitin 2021 Albin Kurti e ka bindur një popull të tanë që bëhet fjalë për marrëveshje private të Grenellit dhe jo për Shtëpi të Bardhë dhe s’ki ça e diskuton këtë temë këtu”, ka thënë Rama.
Edhe deputeti Selmanaj ka thënë se një shpifjeje të tilla edhe për veriun i kanë besuar.
“Problemi është që narrativa të tilla shpifëse përfshirë edhe për veriun i kanë besuar”, ka thënë Selmanaj.