Komentatorja politike, Fatime Hajdari i ka thënë deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt se ata e kanë bërë “hisenik” Serbinë në Liqenin e Ujmanit.
Ndërkaq deputeti Selmanaj i është kundërpërgjigjur se ajo nuk ka informacione lidhur me këtë çështje.
“Në kohën e qeverisjes së zotrit Hoti është larguar edhe fletarresti i Radojçiqit. Kandidatët që kanë qenë për deputetë në listën e LDK-së kanë thënë se kjo ka ardhur për shkak të presionit politik se kush ka dhënë presion, ata nuk kanë dhënë”, tha Hajdari.
“Këtë diskutim që e dëgjova është niveli më i ulët që kam dëgju ndonjëherë. Krejt struktura e fjalisë është shpifje, shpifje, akuza të pabaza”, i është kundërpërgjigjur Selmanaj.