Hajdari përplaset me Selmanajn: Në kohën e qeverisjes Hoti është larguar fletarresti për Radojçiqin

Aktuale

Hajdari përplaset me Selmanajn: Në kohën e qeverisjes Hoti është larguar fletarresti për Radojçiqin

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 06:46
Selmanaj- Hajdari

Komentatorja politike, Fatime Hajdari i ka thënë deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt se ata e kanë bërë “hisenik” Serbinë në Liqenin e Ujmanit.

Ndërkaq deputeti Selmanaj i është kundërpërgjigjur se ajo nuk ka informacione lidhur me këtë çështje.

“Në kohën e qeverisjes së zotrit Hoti është larguar edhe fletarresti i Radojçiqit. Kandidatët që kanë qenë për deputetë në listën e LDK-së kanë thënë se kjo ka ardhur për shkak të presionit politik se kush ka dhënë presion, ata nuk kanë dhënë”, tha Hajdari.

“Këtë diskutim që e dëgjova është niveli më i ulët që kam dëgju ndonjëherë. Krejt struktura e fjalisë është shpifje, shpifje, akuza të pabaza”, i është kundërpërgjigjur Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat