“Keni komunikuar me Radoiçiqin” – “Kurti i thurte elozhe Ivanoviqit” / Debati i ashpër mes Selmanajt e Buzhalës

Aktuale

“Keni komunikuar me Radoiçiqin” – “Kurti i thurte elozhe Ivanoviqit” / Debati i ashpër mes Selmanajt e Buzhalës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 06:52
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka debatuar me gazetarin Viktor Buzhala lidhur me komunikimet e Milan Radoiçiqit. 

Debati nisi pasi Buzhala the se edhe LDK në mënyrë direket ose indirekte ka komunikuar me Radoiçiqin në të kaluarën pasi ai ka qenë bosi i veriut dhe Listës Serbe.

Selmanaj i reagoi duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se po provon me i dhënë konotacion patriotik.

“Nuk kemi biseduar as drejtpërdrejtë as hiç, ti po provon me i dhënë konotacion patriotik me thanë këta e kanë bërë zëvendëskryeministër Rakiqin, këto përralla nuk të dhezin më, nuk ke nevojë as me e ngarku popullin. A është qeky kryeministër tash që po del edhe po e glorifikonë figurën e Oliver Ivanoviqit, një kriminel që Gjykata e EULEX-it e ka dënuar, çka me i thanë këtij tash me i thanë proserb. A e din qa i kanë bë LVV-ja Avdullah Hotit veç për një fjalë që e ka thënë “razume”. A ke pa sa rrjedhshëm e fol Albin Kurti serbishten edhe elozhe del i thurë Ivanoviqit e Gjingjiqit”, tha Selmanaj.

“Ti rrejte se the kanë biseduar me Radojçiqin edhe këta edhe ata”, kjo është një gënjeshtër”, tha Selmanaj”

“Unë thash ose direkt ose indirekt. Ka qenë bosi i veriut krejt Kosova e din edhe bosi i Listës Serbe”, ia ktheu Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat