Drejtori i Arsimit në Han të Elezit: Ende s’janë siguruar librat për të gjithë nxënësit

Aktuale

Drejtori i Arsimit në Han të Elezit: Ende s’janë siguruar librat për të gjithë nxënësit

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 08:53
Hisni Luri

Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hisni Luri, ka deklaruar se ende nxënësit po ballafaqohen me mungesë të librave.

Luri tha se kjo komunë ende po përballët edhe me mungesë të librarive.

Tutje, Luri thotë se ky vit i ri shkollor ka filluar me sfida për prindërit që kanë fëmijë.

“Për të gjithë nxënësit ende nuk janë siguruar librat. Edhe prindërit e kanë përgjegjësinë se jo të gjithë janë të vetëdijesuar. Mbi 80% janë siguruar por ka ende nxënës pa libra. Hani i Elezit ende përballët me mungesë të librarive, se kur kanë ardhur librat në shkolla s’kanë pas interes librarit të ketë në qytet. Sfidë e vështirë për prindërit”, deklaroi Luri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat