Deputetja e LDK-së: Kurti e Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Kurti e Bislimi do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 12:15
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili deklaroi se gjatë qeverisjes së tyre ka ndodhur integrim i Kosovës.

Krasniqi ia ka përmendur sanksionet që janë vendosur nga Bashkimi Evropian, teksa Qeverinë Kurti e ka quajtur si “qeverisja e  mashtrimit dhe sanksioneve”.

"Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët.

Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike.

Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve", ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat