Ambasadori Rohde vazhdon eksplorimin e bukurive të Kosovës, kësaj here ngjitet në majën e Moknës

Aktuale

Ambasadori Rohde vazhdon eksplorimin e bukurive të Kosovës, kësaj here ngjitet në majën e Moknës

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pothuajse çdo fundjavë po frekuenton pjesë të ndryshme të Kosovës.

Këtë të shtunë ai është ngjitur me një grup në majën e malit Mokna.

Rohde ka thënë se kjo shëtitje ka qenë e paharrueshme dhe ka falënderuar klubin për përkrahjen dhe udhëzimet.

Një tjetër shëtitje e paharrueshme me një grup mahnitës në një tjetër cep të bukur të Kosovës. Faleminderit klubit lokal të hiking për mbështetjen + udhëzimin dhe ditën e mrekullueshme në natyrëKësaj radhe, kemi qenë me fat me motin, duke shijuar majën e malit Mokna në diell”, ka shkruar Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat