KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit

Aktuale

KQZ vazhdon me fushatë sensibilizuese për zgjedhjet e 9 shkurtit

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Derisa vendin e ndajnë më pak se 4 muaj deri në zgjedhjet e reja të rregullta parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon fushatën sensibilizuese për procesin zgjedhor të 9 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë votimin në mënyrë që fletëvotimi i tyre të jetë i vlefshëm.

“Gjatë votimit duhet të tregoheni të kujdesshëm që vota e juaj të jetë e vlefshme. Pra, që vota juaj të jetë e vlefshme, votoni vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik”, thuhet ndër të tjera në këtë video-mesazh të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pra, me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, ndryshe nga procesi i kaluar, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Ndërkohë, për subjektet politike afati po ecën dhe ato i kanë edhe 54 ditë për të paraqitur aplikimin e tyre  për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt  të vitit të ardhshëm. Afati i tyre për aplikim përfundon me 11 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat