Presidentja Vjosa Osmani në disa takime me lidershipin e American Chamber of Commerce dhe Google e Amazon ka folur për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet strategjike në Kosovë.
Njoftimi i plotë
“Diskutuam për perspektivën ekonomike të vendit tonë dhe rëndësinë strategjike të bashkëpunimit të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.
“Synimi ynë është përfshirja e plotë dhe e saktë Kosovës në platformat më të mëdha digjitale globale, për të fuqizuar sektorin privat në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe për të avancuar më tej marrëdhëniet tona bilaterale”, ka shkruar ajo.