Së fundi, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri.
Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër.
Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar analisti Xhevdet Pozari.
Ai në një postim në Facebook duke cituar deklaratën e ish-kryeministrit, vendosi të ironizojë me Haradinajn, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Edhe Isa Mustafa paska deklaruar se gjendja në veri është ndryshe dhe Qeveria Kurti i ka luftuar grupet kriminale. Madje, e paska sjellë përvojën e tij kur si kryeministër nuk e kanë lejuar të kalojë në rrugët kryesore në veri.
Ndoshta një ditë edhe Ramushi e pranon këtë fakt që edhe zogjtë e dinë.