Isa Mustafa e pranoi se situata në veri ka ndryshuar, vjen reagimi nga Pozhari

Aktuale

Isa Mustafa e pranoi se situata në veri ka ndryshuar, vjen reagimi nga Pozhari

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 21:56
Xhevdet Pozhari

Së fundi, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri.

Sipas tij, në veri tani është një gjendje tjetër.

Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar analisti Xhevdet Pozari.

Ai në një postim në Facebook duke cituar deklaratën e ish-kryeministrit, vendosi të ironizojë me Haradinajn, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edhe Isa Mustafa paska deklaruar se gjendja në veri është ndryshe dhe Qeveria Kurti i ka luftuar grupet kriminale. Madje, e paska sjellë përvojën e tij kur si kryeministër nuk e kanë lejuar të kalojë në rrugët kryesore në veri.

Ndoshta një ditë edhe Ramushi e pranon këtë fakt që edhe zogjtë e dinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat