‘Godet’ Bajqinovci: Edhe kryetari i Lumirit e pranoi publikisht se…!

Aktuale

‘Godet’ Bajqinovci: Edhe kryetari i Lumirit e pranoi publikisht se…!

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 22:00
Mefail Bajqinovci.

Gjatë ditës, ish-kryeministri, njëherazi edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se qeveria Kurti ka arritur të luftojë grupet kriminale dhe të heq barrikadat në veri.

Sipas Mustafës, në veri tani është një gjendje tjetër, të cilën ai e quan si arritje të përkohshme, derisa edhe ngrit dilema se sa do të jetë e qëndrueshme kjo.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci tha se derisa ish-udhëheqësi i LDK-së ka pranuar këtë gjë, kryetari aktual i kësaj partie refuzon të pranojë këtë realitet.

Bajqinovci u shpreh se si LDK-ja, ashtu edhe opozita po përpjeket të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë.

“Sot, edhe kryetari i Lumirit, Isa Mustafa, e ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar me vendosmëri kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë. Ndërkohë, kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë. Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë!” shkroi Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat