Vuҫiq dhe Putin në një bisedë telefonike, mediat serbe zbulojnë se do të flasin edhe për Kosovën

Aktuale

Vuҫiq dhe Putin në një bisedë telefonike, mediat serbe zbulojnë se do të flasin edhe për Kosovën

Nga: H.O. Më: 19 tetor 2024 Në ora: 22:38
Aleksandar Vuçiq/ Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të flasë në telefon me liderin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, siç mësojnë mediat serbe.

Sipas informacioneve të marra nga “Novosti”, dy shtetarët do të shkëmbejnë mendime për të gjitha temat aktuale, me theks të veçantë për temat rajonale, si dhe për situatën në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë.

Poashut bëhet e ditur se dje, njeriu i parë i Rusisë i ka dërguar një urim të përzemërt kolegut të tij serb me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore.

Ai me atë rast kujtoi se rusët dhe serbët krah për krah luftuan kundër armikut dhe theksoi se është i kënaqur me qëndrimin e autoriteteve serbe ndaj heronjve të rënë të Ushtrisë së Kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat