Mospjesëmarrja e pozitës në seancat e Kuvendit, shihet si papërgjegjësi totale

Aktuale

Mospjesëmarrja e pozitës në seancat e Kuvendit, shihet si papërgjegjësi totale

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 23:19
Kuvendi i Kosovës

Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po përcillet me mungesë kourumi dhe dështim seancash. Një gjë e tillë po shihet si mungesë e përgjegjësisë nga ana e kuvendarëve.

Të shpeshta janë rastet kur po dështojnë seancat e Kuvendit të Kosovës.

Bartja e pikave të rendit të ditës, nga seanca në seancë veçsë është bërë praktikë.

Kjo si shkak i mungesës së kuorumit apo lëshimit të seancës nga deputetët herë të pozitës e herë të opozitës.

“Kemi parë që Kuvendi është duke dështuar që të mbaj sesionin e saj të filluar për vjeshtë, kemi parë që kemi një mospërgjegjësi totale Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pra, po shohim që punët janë duke u lënë anash, të gjithë janë duke u fokusuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, e të cilat janë shumë larg. Për shkak se ka ende shumë punë për t’u bërë brenda Kuvendit, ka ligje të cilat presin për votim, ka marrëveshje ndërkombëtare dhe shumë procese të tjera të rëndësishme të cilat nuk bën të lihen anash”, tha Viona Bunjaku nga “Lëvizja Fol”.

Megjithatë, përgjatë kësaj jave u mbajtën tre seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga partitë opozitare.

Kritikë ka për mungesën e kryekuvendarit në këto seanca.

“Një aspekt negativ i gjithë kësaj çështje është mungesa e kryetarit të Kuvendit. Ndonëse partia në pushtet po mban qëndrim politik për të mos marrë pjesë në seancat e thirrura nga opozita, Kryetari i Kuvendit do duhej të ishte prezent pasi ai e udhëheq institucionin e Kuvendit dhe do duhej ta përmbushte rolin e tij. Njëkohësisht ai do duhej të ishte aty si autoriteti i fundit që interpreton rregulloren e Kuvendit, pra do duhej të jetë ai që në këto seanca përcakton nëse ka kourum dhe rregulla tjera për mbarëvajtjen e tyre”, tha Violeta Haxholli nga KDI.

Tri seancat e fundit të thirrura nga opozita, janë udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat