Koalicion me Albin Kurtin? Përgjigjet Memli Krasniqi

Aktuale

Koalicion me Albin Kurtin? Përgjigjet Memli Krasniqi

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 06:48
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi

PDK “nuk ka rrugë” me Vetëvendosjen për qeveri të përbashkët koalicioni, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. 

Krasniqi tha se ka qenë “spin” nga kundërshtarë politikë ajo që u paraqit si përafrim PDK-VV në takimin në ‘Garden’ muaj më parë.

“Po mirë u mundu me u spinu ndryshe, ka qenë qesharake. Me mendu dikush që për dy orë muhabet mes meje e Kurtit, mundet me u tejkalua hendeku gati dy dekadësh, nuk ka racionalitet. Vija të kuqe as para 10-15 vjete, për parim”, tha Krasniqi.

“Na nuk shohim rrugë me Vetëvendosjen. Vullnet s’ka. I kanë fshi vijat e kuqe secili me rend, i ka fshi LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Vetëvendosja. E ne s’i kemi vendos, e për atë s’kemi pas çka me fshi. E te Vetëvendosja, nuk shoh rrugë me bë koalicion me ta. Nuk shoh rrugë të politikës. Ne kemi dallime enorme”, tha mes tjerash Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat