Beqa i PDK-së: Qeveria Kurti s’ka vullnet dhe as dije ta luftojë korrupsionin

Aktuale

Beqa i PDK-së: Qeveria Kurti s’ka vullnet dhe as dije ta luftojë korrupsionin

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 08:04
Hajdar Beqa

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë se Qeveria Kurti i ka dërguar gjitha Institucionet e vendit, duke theksuar që sipas tij se nuk e di se si luftohet korrupsioni, kur kryeministri i pengon organet e drejtësisë për të zgjedhur kryeprokurorin.

‘’Kjo qeveri i ka degraduar Institucionet në të gjitha sektorët kemi problemi shkaku i kësaj Qeverie. Nuk e di qysh e lufton një Qeveri korrupsionin kur kryeministri e pengon Këshillin Prokurorial për me zgjedh një kryeprokuror qysh luftohet korrupsioni pa pas kryeprokuror e me ushtrues detyre që katër vite’’, thotë ai.

Beqa, shprehet se pushteti po e lufton korrupsionin duke mbrojtur të akuzuarit për korrupsion.

‘’Këta kanë menduar ta luftojnë korrupsionin kur kryeministri, ministrja e Drejtësisë, deputetët të mazhorancës kur arrestohet apo merret ne pyetje për keqpërdorim këta dalin në mbrojtje të tyre dhe akuzojnë opozitën’’, potencon deputeti i PDK-së.

Deputeti i PDK-së, deklaron se Qeveria Kurti, nuk e ka luftuar korrupsionin, por i ka mbrojtur akterët e korruptuar të afërm me Qeverinë.

‘’Kjo Qeveri as dije as vullnet s’ka pas me luftuar korrupsionin, por e ka promovuar duke i mbrojtur akterët e saj që kanë keqpërdor’’, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat