Matoshi e quan organizatë leniniste VV-në: Shteti po mbrohet nga popullistët antistabilishment të Kurtit

Aktuale

Matoshi e quan organizatë leniniste VV-në: Shteti po mbrohet nga popullistët antistabilishment të Kurtit

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 08:32
Halil Matoshi

Analisti politik, Halil Matoshi, ka komentuar arrestimet dhe intervistimet e njerëzve të afërm të VV-së, por edhe ministrave dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie nga Prokuroria e Shtetit.

Ai thotë se institucionet e pavarura i kanë intensifikuar veprimet e tyre në mbrojtje të shtetit dhe lirisë.

‘’Institucionet e pavarura e me integritet të shtetit i kanë intensifiku veprimet në mbrojtje të lirisë dhe shtetit kombëtar, nga sulmet e një organizate leniniste që po sillet si parti shtet’’, thotë ai.

Matoshi thotë se rezistenca ka filluar nga Prokuroria, për të vazhduar nga Gjykata Kushtetuese e Këshilli Prokurorial.

‘’Rezistenca ka filluar së pari nga Prokuroria, nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli Prokurorial e tash edhe nga opozita’’, shton Matoshi.

Analisti politik, thekson se shteti po mbrohet nga populistët e Kurtit.

‘’Shteti po mbrohet nga popullistët antistabilishment të Kurtit’’, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat