Zyrtari i LDK-së: Kurti duhet ta rritë Burgun e Dubravës për njerëzit e tij

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Kurti duhet ta rritë Burgun e Dubravës për njerëzit e tij

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 08:37
Albin Kurti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, ka folur për intervisitimet dhe arrestimet e zyrtarëve të VV-së, figurave të afërta me kryeministrin Albin Kurti nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Hyseni, ka rikujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili para se të bëhej kryeministër kishte thënë se do të duhej të rritej Burgu i Dubravës, në mënyrë që të korruptuarit të dërgohen në të.

”Kurti ka pasur të drejtë kur ka thënë se duhet me e rritë Burgun e Dubravës, sepse ka nevojë për njerëzit e tij’’, tha Hyseni.

Ai thotë se është ditur se proklamomi i Kurtit se do të qeverisë me duar të pastra, ka qenë thjeshtë propagandë e tyre.

‘’U pa edhe puna e qeverisjes me duar të pastra ka qenë pjesë e propagandës së tij dhe ne kemi qenë të bindur se nuk është ashtu. Komunikimet, vizitat në Prokurori të njerëzve të tij, është më e pakta që ka mundur të ndodh deri sot, nga korrupsioni masiv që ka kjo Qeveri dhe njëkohësisht komunikimet e rrezikshme të njerëzve të VV-së me njerëz të dyshimtë që paraqesin rrezik për vendin tonë’’, thekson ai.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, shprehet se pret nga institucionet e drejtësisë të merret me figurat e afërta të VV-së, pas keqpërdorimit dhe funksionit e parasë publike.

‘’Mendoj se shteti duhet merret edhe me këto komunikime, përveç dyshimeve serioze për korrupsion, për keqpërdorim të funksionit dhe parasë publike”, potencoi Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat